Komiteti i Helsinkit do ta paditë Jakimovskin për fjalimet e tij gjatë fushatës zgjedhore

Maqedonia

Komiteti i Helsinkit do ta paditë Jakimovskin për fjalimet e tij gjatë fushatës zgjedhore

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 14:34
Stevço Jakimovski

Dënohet ashpër gjuha e urrejtjes së kandidatit për kryetar komune në Karposh, Stevço Jakimovski, i cili gjatë një tubimi në fushatën parazgjedhore ironizoi me kundërkandidatin e tij, duke e quajtur homoseksual.

Komiteti i Helsinkit thotë se fjalimi i Jakimovskit ka pasur propagandë kundër personave me orientim të ndryshëm seksual, i cili poashtu është vërejtur edhe në materiale të shtypura në komunë. 

Përndryshe Komiteti i Helsinkit do ta paditë atë në Prokurorinë Themelore Publike, për veprën penale sipas nenit 319 të Kodit Penal, me të cilin parashiet burg prej një deri pesë vite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat