Dauti i PDSH-së foli pas humbje së thellë

Maqedonia

Dauti i PDSH-së foli pas humbje së thellë

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 15:37
Kandidati i PDSH-së, Bardhyl Dauti

Kandidati i PDSH-së, Bardhyl Dauti ka folur pas humbjes në zgjedhjet e djeshme në komunën e Tetovës. Më lejoni të falënderoj të gjithë ata që me votën e tyre votuan Partinë Demokratike

Shqiptare, që janë diku rreth mbi 22.000 mijë votues në nivel republikan, e që me votën e tyre e mbajnë gjallë këtë ide dhe këtë përcaktim deklaroi kandidati i PDSH për Tetovën Bardhyl Dauti.. Në këto zgjedhje ne si parti kemi qenë të vetmuar për dallim nga partitë tjera shqiptare që kanë pasur koalicione me partitë tjera maqedonase.

Ndoshta koalicioni i partisë në pushtet nuk është i çuditshëm pasi që koalicioni BDI-LSDM ishte publik, transparent dhe i paralajmëruar, ndërsa koalicioni i msheftë i BESË-s dhe Aleancës me VMRO-në në komuna të caktuara ishte përcaktuese për rezultatet e këtyre zgjedhjeve. Por këto koalicione opinion ka mundësi ti shohë, edhe atë:  Mjafton të shikojmë rezultatet e zgjedhjeve në Strugë, Dibër, Gostivar, Bogovinë, dhe Negotin-Vrapçisht ku duket qartazi bashkëpunimi i ngushtë mes Aleancës dhe VMRO-së. Po ashtu nëse i shohim rezultatet në komunat: Brvenicë, Tetovë, Tearcë, Saraj, dhe Çair, duket qartë koalicioni BESA – VMRO. 

Edhe një herë falënderojmë të gjithë votuesit për mbështetjen, rezultati për ne është solid dhe ne do të vazhdojmë të luftojmë për këto vlera që afirmojnë çështjen shqiptare, theksoi kandidati i PDSH-se. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat