Të mërkurën fillon vaksinimi kundër gripit sezonal në të gjithë vendin

Maqedonia

Të mërkurën fillon vaksinimi kundër gripit sezonal në të gjithë vendin

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 15:42
Ilustrim

Vaksinimi kundër gripit sezonal në të gjithë vendin do të fillojë të mërkurën (18.10) dhe do të kryhet në qendrat shëndetësore publike dhe në njësitë e tyre rajonale, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Vaksina mbulon të gjitha llojet e virusit të gripit që qarkullojnë në hemisferën veriore, duke përfshirë rajonin Evropian dhe Maqedoninë, e përgatitur sipas rekomandimeve të OBSH-së dhe mbron kundër tri llojeve të virusit të gripit të grupit A dhe një lloji të virusit të grupit B, ndërsa prodhues është Abot nga Holanda. 

Vaksinimi është masa e vetme parandaluese mbrojtëse kundër gripit dhe është e rekomanduar për njerëzit mbi 65 vjeç, veçanërisht personat me sëmundje kronike, fëmijët e vegjël nën 3 vjet me imunitet të dobët, punonjësit e shëndetësisë, personat me sëmundje kardiovaskulare dhe respiratore, si dhe në përgjithësi për njerëzit me imunitet të dobët. Vaksinimi kundër gripit nuk është i patjetërsueshëm dhe jepet në bazë vullnetare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat