Borisov: Maqedonia zbatoi zgjedhje të suksesshme, korrekte dhe demokratike

Maqedonia

Borisov: Maqedonia zbatoi zgjedhje të suksesshme, korrekte dhe demokratike

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 17:07
Bojko Borisov- Zoran Zaev

Organizimi i zgjedhjeve krijuan kushte ku qytetarët mundën lirshëm, në bazë të vullnetit politik personal ta japin votën e tyre për opsionin politik sipas zgjedhjes së tyre, theksoi sot kryeministri i Republikës së Bullgarisë Bojko Borisov në bisedën telefonike me kryetarin e Maqedonisë Zoran Zaev.

Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, Borisov Zaevit ia ka uruar zbatimin me sukses të zgjedhjeve lokale dhe e ka porositur se Bullgaria mbetet edhe më tej konsekuente në mbështetjen për politikat e Qeverisë së re të Maqedonisë.

Borisov ka shfaqur shpresë dhe pritje për anëtarësim më të shpejtë të Maqedonisë në NATO dhe fillim të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat