KSHZ ende nuk ka rezultatet zyrtare, priten pas skadimit të afateve për ankesa

Maqedonia

KSHZ ende nuk ka rezultatet zyrtare, priten pas skadimit të afateve për ankesa

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 18:48
KSHZ

Kështu vlerësoi kryetari i KShZ-së, Aleksandar Çiçakovski, sipas të cilit tani pason periudha e ankesave deri tek gjykata administrative.

Partitë kanë të drejtë ankese deri sot në mesnatë dhe kur do të skadojnë afatet ligjore KShZ do t’i shpallë rezultatet zyrtare. Deri më tani KShZ mund t’i kumtojë vetëm rezultatet e përpunuara dhe ato janë 99.83 për qind rezultate të përpunuara.
 
“Sipas të dhënave të përpunuara deri më tani, jozyrtarisht 45 komuna kanë fituar kryetarin e Komunës në rrethin e parë, ndërsa në 35 komuna tjera më 29 tetor do të votohen në rrethin e dytë”,- deklaroi kryetari i KShZ-së, Aleksandar Çiçakovski.
 
Ndërkohë sipas zëdhënëses, Arjeta Xhemaili, sa i përket komunave me interes për shqiptarët, jozyrtarisht vetëm një komunë ka fituar në rrethin e parë, ndërsa për të tjerat do votohet në rrethin e dytë.
 
“Sa i përket Komunave shqiptare përveç komunës së Kërçovës ku kandidati i ka plotësuar kriteret në raundin e parë, komunat tjera Tetova, Bërvencica, Dibra, Çairi, Gostivari, Strugam të gjitha këto komuna janë ku kandidatët do garojnë në raundin e dytë më 29 tetor”,- tha zëdhënësja e KShZ-së, Arjeta Xhemaili.
 
Nga votat e numëruara deri më tani dalja e qytetarëve në votime është më shumë se 60 %. Sipas të dhënave të KShZ-së për këshillat komunal ka pasur 51 mijë e 164 vota të pavlefshme ndërsa për Kryetarët e komunave 45 mijë e 66 vota të pavlefshme. Zgjedhjet sipas KShZ-së kaluan në atmosferë të qetë dhe demokratike pa shkelje të mëdha të rendit publik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat