Bashkimi sjell fuqinë: shqiptarët sigurojnë dy këshilltarë në Ohër

Maqedonia

Bashkimi sjell fuqinë: shqiptarët sigurojnë dy këshilltarë në Ohër

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 08:42
Ohri

Bashkimi i shqiptarëve të Ohrit në koalicionin ‘Bashkë për Ohrin’ është shpërblyer me zgjedhjen e dy kandidatëve shqiptarë në Kuvendin komunal të këtij qyteti.

Bëhet e ditur se kjo është hera e parë që shqiptarët e Ohrit përfaqësohen nga dy këshilltarë në këshillin komunal të qytetit, për dallim prej zgjedhjeve të kaluara ku kishin pasur vetëm një përfaqësues, raporton Konica.al.

Nefi Useini nga radhët e BDI-së dhe Xhemal Mena nga Lëvizja Besa do të jenë dy përfaqësuesit politikë që do t’i përfaqësojnë nevojat e komunitetit shqiptar të Ohrit.

Sipas regjistrimit të vitit 2002, në qytetin e Ohrit jetojnë 2962 shqiptarë ose 5.3 për qind e popullatës së përgjithshme të komunës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat