Sela dhe Kasami merren vesh për koalicion

Maqedonia

Sela dhe Kasami merren vesh për koalicion

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 16:26
Bilall Kasami dhe Zijadin Sela

Sapo ka përfunduar takimi mes kryetarit të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami dhe kryetarit të Aleancës për Shqiptarët Zijadin Sela. Sipas këtyre burimeve të lajm, Kasami dhe Sela janë marrë vesh që të bashkëpunojnë në raundin e dytë zgjedhor.

Marrëveshja është arritur pak pasi ata janë takuar me kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Lajmi pritet të konfirmohet edhe zyrtarisht.

Kandidati i Aleancës për shqiptarët, Arben Taravari, ka publikuar fotografinë e parë nga takimi Sela Kasami. Liderët e Aleancës dhe Besës, Zijadin Sela dhe Bilall Kasami në takim janë të shoqëruar nga Zeqirja Ibrahimi dhe Arben Taravari. Fotografia reflekton atmosferën e mirë që po mbretëron mes dy partive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat