Afrim Gashi për “Bota sot”: BESA dhe Aleanca do përkrahin njëra-tjetrën

Maqedonia

Afrim Gashi për “Bota sot”: BESA dhe Aleanca do përkrahin njëra-tjetrën

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 17 tetor 2017 Në ora: 19:27
Afrim Gashi

Sekretari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, në një prononcim të shkurtër për gazetën Kombëtare “Bota sot” ka konfirmuar marrëveshjen mes Lëvizjes BESA dhe Aleancës për Shqiptarët në raundin e dytë zgjedhor, që do mbahet në 29 tetor 2017.

“Jemi marrë vesh të përkrahim njëra-tjetrën në raundin e dytë aty ku jemi në balotazh,” tha Gashi.

Në rast so kjo marrëveshje do funksiononte, sipas rezultateve të 15 tetorit, Aleanca do fitonte Gostivarin, Dibrën, Bogovinën dhe Strugën; ndërsa BESA do fitonte Tetovën, Çairin, Zhelinën, Likovën dhe Tearcën./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat