“Votat e shqiptarëve për LSDM-në do të kenë pasoja historike”

Maqedonia

“Votat e shqiptarëve për LSDM-në do të kenë pasoja historike”

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 21:43
Shqetësuese e bën fitorja e një partie maqedonase në një komunë të pastër shqiptare që ndodh për herë të parë.

Vota e shqiptarëve për LSDM-në dhe koalicioni prej në rreth të parë mes BDI-së dhe LSDM-së do të ketë pasoja historike për shqiptarët, ka vlerësuar publicisti Latif Mustafi në emisionin “Studio e hapur”. Këtë çështje thotë ai edhe më shqetësuese e bën fitorja e një partie maqedonase në një komunë të pastër shqiptare që ndodh për herë të parë.

Sipas analistit Sefer Tahiri, koalicioni mes BDI-së dhe LSDM-së është pragmatik dhe bëhet vetëm për shkak të numrave. Ai kujtoi se kjo nuk është hera e parë për BDI-në, pasi kandidatët e kësaj partie kanë marë vota edhe nga OBRM-PDUKM-ja. Por publicisti Iljasa Saliu, thotë se pas kësaj fshihen tendeca për ndryshimin e identitetit të shqiptarëve.

Benjamin Arifi thotë se mbështetja e LSDM dhënë kandidatëve të BDI-së nuk është i sinqertë dhe nuk ka të bëjë vetëm me zgjedhjet lokale. Ai vlerëson se LSDM tenton që ta mbajë gjallë BDI-në si një parti të kontrolluar.

Këto komente u bënë në emisionin “Studio e Hapur” në televizionin Shenja, ku analistët paralajmëruan intensifikim të fushatës dhje zhvillimeve politike në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat