Debat publik për projekt-strategjinë për zhvillimin e kulturës

Maqedonia

Debat publik për projekt-strategjinë për zhvillimin e kulturës

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 08:50
Ilustrim

Ministria e Kulturës sot në Muzeun e Arteve Bashkëkohore nga ora 10 do të organizojë debat publik për projekt-strategjinë për zhvillimin e kulturës në Republikën e Maqedonisë në periudhën nga viti 2018 deri në vitin 2022.

Debati do të ketë pjesë hyrëse në të cilin është paralajmëruar fjalim i zëvendësministrit të Kulturës, Vlladimir Llazovski, ndërsa këshilltari Zllatko Teodosievski do ta prezantojë versionin e përmirësuar të projektit të parë të strategjisë për zhvillim kulturor 2018-2022. Pastaj, të gjithë të pranishmit në disa panel grupe sipas veprimtarive do të mund t'i ndajnë idetë e tyre rreth strategjisë së ardhshme në kulturë në pesë vitet e ardhshme.

"Krahas debatit, për të gjithë aplikuesit në Konkursin për Programin vjetor për projekte nga interesi kombëtar në sferën e kulturës për vitin 2018 do të ketë info-stendë ku të interesuarit do t'i ndajnë përvojat e tyre dhe të parashtrojnë pyetje për aplikuesit", njoftoi Ministria e Kulturës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat