Si më rrahën e përgjakën inspektorët për të pranuar rastin e montuar të Sopotit

Maqedonia

Si më rrahën e përgjakën inspektorët për të pranuar rastin e montuar të Sopotit

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 16:05
Ramadan Bajrami

Ramadan Bajrami dëshmitari kyç i rastit të “Sopotit” sot në Gjykatën Themelore Shkupi 1 theksoi se asnjëherë nuk do ti harrojë inspektorët e MPB-së që e kanë dhunuar dhe që e kanë detyruar që me force të jap deklaratë të rrejshme.

Ai tha se deklaratën se ka qenë i dhunuar brutalisht do ta thotë edhe në gjykatë.
“Kur ka ndodhur rasti kam vulën në pasaportë se nuk kam qenë në Maqedoni. Më kanë detyruar me forcë që të jap dëshmi. Njëqind here e kam thënë dhe do ta përsëris. Kaloi shumë kohë, por kurrë nuk do ti harrojë fytyrat e inspektorëve që më maltretuan. Isha maltretuar dhe dhunuar psiqikisht dhe fizikisht”, theksoi Bajrami.

Bajrami ka thënë se i kishin nxjerrë përpara një skicë të ngjarjes dhe emrat e bashkëfshatarëve dhe familjarëve të tij, të cilët ishin akuzuar se kanë vënë mjetin shpërthyes. Ai ka treguar edhe shenjat e plagëve në trup nga dhuna e ushtruar në trup në vitin 2003, kur ndodhi edhe rasti i Sopotit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat