Qeveria, me propozim të SÇE nënshkrimi i Marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Shqipërisë

Maqedonia

Qeveria, me propozim të SÇE nënshkrimi i Marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Shqipërisë

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 10:51
Qeveria e Republikës së Maqedonisë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot do ta mbajë seancën e 32-të, në të cilën do të debatojë për çështje të më shumë sferave, në mesin e së cilave edhe për informacionin për të vepruar për lëndën për dëmet e krijuara të pronës së tundshme dhe të patundshme në rajonin e Shkupit dhe të Tetovës për shkak të vëllimit të rritur të reshjeve dhe vërshimeve.

Me propozimin e Sekretariatit për Çështje Evropiane në këtë seancë do të jetë edhe informacioni për nënshkrimin e Marrëveshjes për financim midis Komisionit Evropian dhe Qeverive të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë për Programin veprues për bashkëpunim ndërkufitar midis dy vendeve për vitin 2015-2017, si dhe Propozimi për ngritjen e procedurës për udhëheqjen e negociatave për dakordimin e Protokollit midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunim në sferën e luftës kundër tregtisë me njerëz.
Qeveria në seancë do ta shqyrtojë edhe informacionin për të vepruar për fjalimet dhe rekomandimet e Avokatit të Popullit për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, organet e administratës shtetërore, organet e tjera dhe organizatat të cilat kanë autorizime publike, në periudhën maj-qershor 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat