Sajoski e uroi Deharin për fitoren në Kërçovë

Maqedonia

Sajoski e uroi Deharin për fitoren në Kërçovë

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 14:27
Fatmir Dehari

Kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari informoi se oponenti i tij nga VMRO-DPMNE Vllatko Sajoski, ju ka lajmëruar dhe e ka uruar për fitoren e 15 tetorit, me çka i ka dëshiruar punë të suksesshme që janë në interes të qytetarëve. 

Që të dy u pajtuan se e gjithë fushata si dhe procesi zgjedhor, kaloi në mënyrë të qetë dhe demokratike. 

Përndryshe, procesi zgjedhor në Kërçovë përfundoi që në raundin e parë ku Fatmir Dehari e mori mbështetjen apsolute të qytetarëve kërçovarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat