Shpëtojnë nga përgjegjësia tre gjykatëse, të cilat PSP kërkoi të shkarkohen

Maqedonia

Shpëtojnë nga përgjegjësia tre gjykatëse, të cilat PSP kërkoi të shkarkohen

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 09:45
PSP

Tre nga katër gjykatëset për të cilat PSP kërkoi të shkarkohen për shkak të punës së papërgjegjshme dhe joprofesionale, do të shpëtojnë nga përgjegjësia, mëson Makfaks. Para pushimit vjetor, Këshilli për vërtetimin e fakteve dhe sjelljen e përgjegjësive për gjykatësit, i cili është para shfuqizimit vendosi të refuzojë iniciativat e PSP-së për tre gjykatës të cilat kanë vepruar në lëndët e PSP-së.

PSP në shkurt dhe mars kërkoi të vërtetohet se gjykatësit nga Gjykata Penale të cilët punojnë në lëndët e speciales, punën e kryejnë joprofesionalisht dhe krijojnë pengesa.

Katër gjykatëset e Gjykatës Penale për të cilat PSP kërkoi të shkarkohen janë: Tatjana Mihajllova, e cila gjykon në lëndën “Dhuna”, në të cilën i dyshuari i parë është Nikolla Gruevski, Lidija Petrovska, Aleksandra Pop Stefanija dhe Elena Ilievska-Josifoviq.

Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhoski, deklaroi se deri tek ata nuk ka arritur asnjë kërkesë nga Këshilli për vërtetimin e fakteve dhe sjelljen e përgjegjësive për gjykatësit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat