CIVIL: Administrata zgjedhore e shkaktoi numrin më të madh të parregullsive

Maqedonia

CIVIL: Administrata zgjedhore e shkaktoi numrin më të madh të parregullsive

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 15:38
Civil

Qendra për Liri ka përgatitur raport për parregullsitë nga monitorimi zgjedhor dhe e dorëzoi në Komisionin Shtetëror Zgjedhor më 17 tetor, në ora 17:10. Kjo është vetëm raport dhe jo ankesë, sepse organizatat e shoqërisë qytetare nuk janë të autorizuara për dorëzim të ankesave, por këtë mund ta bëjnë vetëm bartësit e listave të kandidatëve dhe qytetaret dhe qytetarët.

Megjithatë, Civili dorëzon raport deri në KSHZ në afatin ligjor për ankesa, me shpresa se ky institucion do të veprojë sipas kompetencave dhe në bazë të informatave tona, do të merr masa përkatëse në korniza të ligjit. Një gjë e këtillë nuk ndodhi në zgjedhjet e vitit të kaluar, njofton Civilalb.

Civili ka zbatuar seleksionimin dhe verifikimin e rreptë të mbi 240 raporteve të përpunuara për parregullsi zgjedhore, të dërguara deri te Trupi Koordinues për zgjedhje i organizatës në ditën e heshtjes zgjedhore dhe në ditën e zgjedhjeve.

Ekipi analitik ka ndarë gjithsej 199 raporte në të cilat dëshmohet për shkelje të heshtjes zgjedhore, presione dhe kërcënime, sjellje joligjore të bordit zgjedhor, probleme me Listën e Votuesve, votim familjar dhe grupor, shkelje të fshehtësisë së votimit, tejkalim të autorizimeve, ryshfet votues dhe dhunë.

Sipas statistikave të Civilit, numri më i madh i parregullsive shënohen në kategorinë “Veprim joligjor i Këshillit Zgjedhor (KZ), respektivisht 28,14%. Në gjashtë raste, vëzhgues të akredituar në ditën e zgjedhjeve janë përfshirë në ndonjë parregullsi zgjedhore, votuesit janë përfshirë në 14,54% nga raportet e dorëzuara për parregullsi zgjedhore, ndërsa janë shënuar edhe 2 raste të dhunës.

Kategoria “Tjera” në Tabelën 1. Përfshin 44 raste të problemeve me materialin zgjedhor, siç janë numri dhe cilësia e fletëvotimeve, mosfunksionimi i UV llambave, mospasja e qasjes deri në vendvotimet, vendosja e keqe e paravanëve për personat me aftë si të kufizuara dhe një varg problemesh tjera që janë në mënyrë të tërthortë të lidhura me performancat e këqija të administratës zgjedhore, duke e përfshirë KSHZ dhe Komisionet Komunale Zgjedhore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat