Aksident i tmerrshëm në autostradën Shkup – Tetovë

Maqedonia

Aksident i tmerrshëm në autostradën Shkup – Tetovë

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 22:23
Aksident

Një aksident i tmershëm që ka ndodhur para pak çastesh në autostradën Shkup – Tetovë në afërsi të fshatit Grupçin, kanë mbetur të plagosur rëndë burrë e grua, mëson TetovaSot.

Sipas informacioneve nga dëshmitari për TetovaSot, thotë se makina ishte me targa të Ohrit, dhe e cila ka goditur mbrojtëset metalike të autostradës, duke mbetur të plagosur rëndë çifti burrë e grua, të cilët janë transferuar me urgjencë në Klinikën e Shkupit.

Ekipet e policisë kanë dalë në vend ngjarje dhe po inspektojnë vendin e aksidentit për të zbuluar arsyet dhe shkaqet që çuan në përplasjen e tmerrshme të automjetit me mbrojtëset metalike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat