Ja përse Muhamed Zeqiri me mbështetje të madhe për Visarin e BDI-së, dhe jo kandidatin "Zekën e Abisë"!

Maqedonia

Ja përse Muhamed Zeqiri me mbështetje të madhe për Visarin e BDI-së, dhe jo kandidatin "Zekën e Abisë"!

Më: 21 tetor 2017 Në ora: 07:29
Muhamed Zeqiri

Deputeti shqiptarë i LSDM-së Muhamed Zeqiri i ka dal në mbështetje jashtëzakonisht të madhe, Visar Ganiut kandidatit për kreun e komunës së Çairit, se edhe vet kryeministri, lideri i tij i'a beson sinqeritetit dhe ndershmërinë e Visarit. Dhe ai përmes një komenti në rrjetin social facebook, Zeqiri sqaron të gjitha duke mos lënë vend për dyshime.

Zeqiri së pari vlerëson se Visari është një personalitet i pastër si loti, por edhe kontributi i tij ndërvite dhe puna me rininë e Çairit bën që Zeqiri t'i besojë akoma më shumë dhe të mbështesë në këtë garë atë.

Madje edhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti si duket ka bërë përzgjedhjen e duhur për kreun e komunës pasiqë të gjithë kanë besim se Visari do e ndryshojë Çairin.

Pas gjithë këtyre atributeve që ka kandidati i BDI-së për kreun e komunës së Çairit, mbështetje të fuqishme deputeti i LSDM Muhamed Zeqiri pasiqë e ka përshkruar Visarin si një figurë e pastër për të udhëhequr komunën por edhe programin 'kontrata' të cilin program e parapëlqen dhe deputeti Zeqiri edhe pse është tashmë pjesë e një partie maqedonase, por që thotë se ky plan program është për të mirën e banorëve të Çairit.

Zeqiri mes tjerave beson edhe tek fjalët dhe betimi i Visarit se do e bëj më të mirën e mundëshme për banorët e Çairit.

Madje, në një bisedë të shkurtë me Muhamed Zeqirin, i cili deri dje ishte më i zëshmi dhe më kritiku ndaj BDI-së, thotë se tani përkrahja e tij nuk shkon për kriminelët por shkon pikërisht për personalitetin e Visar Ganiut si individ dhe duke i'a besuar atij ndryshimin e madh që pritet ta bëj në Çair, andaj dhe apelon që të votohët Vsiar ganiu dhe jo kiminelet, duke aluduar në "Zeka i Abisë", për të cilin ka dyshime se fshehurazi bashkëpunon me VMRO-n. 

]Satusi i plotë të Muhamed Zeqirin

“#MeVisarin sepse u deshmua se mund te fitohet edhe pa ndihmen e grupeve te caktuara kriminele qe udhehiqnin BDI-ne ne Çair e qe pesuan rend me 11 dhjetor

#MeVisarin sepse vendi i bandave nuk eshte ne shoqeri po duhet perfunduar atje ku e kane vendin

#MeVisarin sepse duhet ti jepet shans njerezve qe dijn dhe kane kapaciet per te udhehequr institucionet

#MeVisarin sepse do te kete mbeshtetjen e plote edhe te kryetarit te ri te Shkupit Petre Shilegov

#MeVisarin sepse bashke do te ndryshojm Çairin

#MeVisarin sepse nuk duhet lejuar te fitoje kandidat i cili ka perkrahjen e VMRO DPMNE-se”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat