Manevski: Mandati i PSP-së për ngritje padi ka mbaruar

Maqedonia

Manevski: Mandati i PSP-së për ngritje padi ka mbaruar

Më: 21 tetor 2017 Në ora: 08:15
Mihajlo Manevsk

Mandati i prokurorisë speciale për vazhdim të hetimeve dhe ngritjes së padive ka mbaruar më 31 korrik të këtij viti, kështu vlerëson ish ministri i drejtësisë Mihajlo Manevski në intervistën e tij të fundit.
Ai është decid se ka pasur afat prej 18 muajve nga marja e lëndëve deri tek procedurat dhe ai afat tashmë ka mbaruar pasiqë nuk ka mandat.

"Kur ju bëhet kjo pyetje prokuroreve ato thonë se ky problem do të zgjidhet, si do të zgjidhet, cfarë do të bëhet me materialet tjera për të cilat nuk mund të ngriten padi, kjo prokurori po shkel kushtetutën dhe ligjet, edhe prokuroret speciale që japin urdhër për bastisje keqpërdorin pozitën e tyre", ka thënë kështu Manevski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat