Shënohet 50 vjetori i themelimit të industrisë së çelikut në Maqedoni

Maqedonia

Shënohet 50 vjetori i themelimit të industrisë së çelikut në Maqedoni

Më: 21 tetor 2017 Në ora: 11:51
Kryetari i Këshillit të drejtorëve të “Makstil”, Minço Jordanov

Jubileu 50 vjet nga prodhimtaria e çelikut në Maqedoni dhe 20 vjet nga themelimi i “Makstil/Duferko” është shënuar mbrëmë në Shkup.

Kryetari i Këshillit të drejtorëve të “Makstil”, Minço Jordanov në solemnitetin e rastit theksoi se shumë pak kompani mund të lavdërohen me gjysmë shekulli prodhim dhe se potenciali i vërtetë i kompanisë nuk është shfrytëzuar në të kaluarën.

“Makstil” vitin e kaluar ka investuar rreth 70 milionë euro në modernizim, rregullim të hapësirës dhe në projekte për mbrojtje të mjedisit jetësor.

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev në fjalim theksoi se sa ajo vepër, gjegjësisht ndërtimi i kombinatit të atëhershëm metalurgjik në vitin 1967, ka qenë grandioz, tregon vetë fakti se ne edhe pas 50 viteve nuk kemi bërë vepër më të madhe në industri.

Në 50 vitet e fundit industria e çelikut dhe Hekurana, siç theksoi Angjushev, kanë kaluar shumë sfida, ndërsa fabrika pas pavarësisë është privatizuar, ndërsa elementi më pozitiv në punën e kompanisë është fokusi i tyre drejt eksportit të prodhimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat