Asamblea e 14-të e Asociacionit evropian të inxhinierëve në Shkup

Maqedonia

Asamblea e 14-të e Asociacionit evropian të inxhinierëve në Shkup

Më: 21 tetor 2017 Në ora: 12:47
Pamje nga asamblea

Shkupi sot është organizator i Asamblesë së 14-të të përgjithshme të Asociacionit evropian të odave të  inxhinierëve (ECEC).

Kuvendin e organizon Oda e arkitektëve dhe inxhinierëve të autorizuar, ndërsa është nën patronazhin e  presidentit të Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

Në Asamblenë e përgjithshme do të jenë të pranishëm presidentët e të gjitha odave inxhiniere evropiane.

Organizatorët paralajmërojnë fjalim, të presidentit Ivanov, deklarata të kryetarit të Asociacionit evropian të odave të inxhinieëve, Çërtomir Remec dhe kryetarit të Odës së arkitektëve dhe inxhinierëve të autorizuar të Maqedonisë, Mile Dimitrievski, si dhe prania e ministrit pa portofol, i angazhuar për përmirësimin e klimës investuese për ndërmarrjet vendore Zoran Shapuriq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat