Maqedoni, kujdes me investimet në para virtuale (Bitkoin)

Maqedonia

Maqedoni, kujdes me investimet në para virtuale (Bitkoin)

Më: 21 tetor 2017 Në ora: 15:09
Ilustrim

Një numër gjithnjë e më i madh i qytetarëve të Maqedonisë investojnë shuma serioze të parave në bitkoinë dhe kripto- valuta të tjera, ndonëse Banka Popullore në disa raste paralajmëroi se investimi në to është i palejueshëm.

Bëhet fjalë për një trend që është i pranishëm në të gjitha vendet e rajonit. Profesori universitar nga Sllovenia, Jaka Vidnjal shprehet se kripto- valutat janë realitet dhe shtetet duhet doemos t’i pranojnë dhe të tentojnë që këtë fushë ta rregullojnë në aspekt juridik.

“Puna ka arritur deri aty saqë dikush nuk mund thjesht të thotë se nga kjo nuk do të bëhet asgjë. Me siguri do të duhej të vijojë një rregullim edhe në BE edhe në rajon që të vendosen disa rregulla të lojës. Nga ana tjetër, ekziston mundësia që kjo të ndalohet, siç vepruan disa shtete. Sipas meje, do të ishte fatkeqësi dhe të ndalohet diçka që ka filluar në këtë mënyrë me siguri nuk është në kuadër të sjelljes demokratike”, deklaroi profesori universitar Jaka Vadnjal.

Vadnjal drejton një bankë të vogël në Slloveni e cila është banka e parë komerciale në Evropë që filloi të bëj shitjen e bitkoinëve dhe eteriumeve në bankomatet e tyre.

“Nuk bëhet fjalë vetëm për tërheqjen e parave të gatshme, por mundet edhe disa shërbime tjera. Njerëzit mund të blejnë bitkoinë ose eteriume në bankomatet tona”, shtoi Jaka Vadnjal.

Tani për tani, për këto mund të paguhet vetëm me kartelë pagesore. Për shembull, nëse vjen dikush nga Maqedonia mundet në kartelën e tij të tërheq një shumë të caktuar të eurove dhe me to të blejë kripto- valuta. Bitkoini ditëve të fundit tejkaloi kufirin psikologjik prej 5000 dollarëve dhe shumë njerëz përfituan, por Vadnjal bën thirrje për kujdes kur investohet në kripto- valuta.

“Jam i bindur se bëhet fjalë për ndonjë balonë që mund të pëlcas, ndoshta vetëm ngadalë do të shfryhet, por kjo me siguri nuk është mundësia më e madhe inestuese në 100 vitet e fundit, siç e prezantojnë disa. Mendoj se populli do të filloj të kërkoj nga qeveritë të bëjnë një rregullativë me qëllim që të gjithë të jenë të mbrojtur”, theksoi Jaka Vadnjal.

Në Slloveni ka me dhjetëra faqe interneti për tregti online që pranojnë kripto- valuta, ndërsa interes ka edhe tek objektet hotelierike dhe shitoret që ta shfrytëzojnë bitkoinin si mjet për pagesë. Paralajmërime të këtilla kishte edhe në Maqedoni, por të njëjtat nuk u realizuan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat