Duhanpirsët kërkojnë hapsirë të posaçme për ta

Maqedonia

Duhanpirsët kërkojnë hapsirë të posaçme për ta

Më: 21 tetor 2017 Në ora: 16:02
Ilustrim

Qytetarët me mendime të ndryshme rreth Ligjit për mbrojtje nga pirja e duhanit, ndryshimet e të cilit u dorëzuan ditë më parë në Kuvend. Një pjesë e të anketuarve janë të mendimit se duhet të ekzistojnë vende të posaçme për duhanpirësit, por jo edhe kufizime të tepruara.

"Mendoj se më mirë do të ishte që të bëhet zonë për pirjen e duhanit për ata që pinë dhe zonë për ata që nuk janë duhanpirës."

"Duhet të rregullohet, duhet të jenë vende të caktuara për pirjen e duhanit dhe vende të caktuara për mos pirje…duhet të jetë e kufizuar,të këtë rregull."

"Duhet që të pihet,pasi që vet jam duhanpirëse,por në vende të caktuara që të mos i dëmtojmë ata që se pinë dhe fëmijëve,ajo është më me rëndësi."

Një pjesë e qytetarëve nuk pajtohen që të ketë liri të plotë për duhanpirësit.

"Për mua nuk duhet të pihet askund duhan sepse unë nuk jam duhanpirës. Ata që e pinë e pinë ku nuk lejohet edhe ku lejohet."

"Unë nuk pijë duhan tanimë 20 vjet,mendoj që është e dëmshme edhe për shëndetin por edhe për rrethin në përgjithësi të mos pihet askund kjo është më e mira,shëndet edhe për veten edhe për rrethin."

"Preferoj që në vende ku hahet dhe pihet nuk duhet që të lejohet të pihet duhan,ajo është më e mira për të gjithë."

Me ndryshimet e propozuara ligjore në hapësirat publike do të pihet duhan, por vetëm në ato vende që i ka caktuar përgjegjësi dhe kjo hapësirë nuk duhet të jetë më e madhe se 30% i kapacitetit të plotë të objektit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat