Zendeli: Rezultati në Likovë, shkak i presioneve

Maqedonia

Zendeli: Rezultati në Likovë, shkak i presioneve

Më: 21 tetor 2017 Në ora: 16:14
Shaban Zendeli

Lëvizja Besa në një pres konferencë, ka shpalosur parregullsitë që sipas tyre kanë ndodhur në komunën e Likovës gjatë fushatës dhe në ditën e zgjedhjeve, përfshirë edhe oferta për blerjen e komisionerëve.

“Votim grupor apo mbushje kutish, ëshë votuar për persona që nuk janë fare në RM, ka funksionuar i ashtuquajturi “ bullgarski voz” blerje votash, presion edhe pas numërimit të votave në disa vendvotime ndaj komisionerëve me qëllim ndryshimin e rezultatit dhe atë me oferta shumë joshëse.” – tha kandidati për komunën e Likovës nga rradhët e Lëvizjes BESA, Shaban Zendeli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat