Nuhiu: MPB nuk do të përgjojë pa vendim gjyqësor

Maqedonia

Nuhiu: MPB nuk do të përgjojë pa vendim gjyqësor

Më: 21 tetor 2017 Në ora: 19:27
Ilustrim

Maqedonia pas skandalit të përgjimeve ende nuk ka bërë reformat e nevojshme për krijimin e sistemit efikas, të cilat do të ishin garanci për qytyetarët se Drejtoria e Sigurisë dhe Kundërzbulim nuk do të keqpërdor aparatet për përgjime.

Zëvendës ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu thotë se Ministria ka përgatitur strategji të cilat garantojnë se nuk do të përgjohet pa vendimin e gjykatës, ndërsa Drejtorit të Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit nuk do të ketë qasje të drejtpërdrejtë për të dhënë urdhra për të përgjuar qytetarët dhe nuk do të kenë qasje në komunikimet e përgjuara.

"Tani për tani ne kemi për ndryshime kadrovike  në kuadër të drejtorisë për zbulim dhe  kundërzbulim  ka ardhur një staf profesional  në personalitetin e tyre kanë atributet e ndershmërisë , ndërgjegjshmërisë dhe profesionalizimit  veprimet e tyre janë të  pa anshme dhe të bazuara në profesionalizëm  ne neve na le të nënkuptojmë se  ka çdo shmangieje  nga keq përdorimet eventuale  deri sa të institucionalizohet një strukturë tjetër institucionale për të menaxhuar me përgjimet në vend”- deklaroi Agim Nuhiu-zv ministër i Brendshëm.

Profesori universitar dhe  ish punonjës në Ministrinë e Punëve të Brendshme Trpe Stojanovski thotë se funksioni i sistemit të përgjimeve duhet të rregullohet në bazë të ligjeve dhe bashkëpunimit me partnerët të besueshëm ndërkombëtarë.

"Përgjimet me masa te veçanta , është një pjesë e cila do të duhet të rregullohet që në bazë të ligjeve dhe të kemi reforma cilësore, që është një proces i cili do të zgjasë një kohë të gjatë dhe ai fillimisht duhet të fillojë. Nevojitet edhe bashkëpunim me partnerë kualitativë  nga vende që kanë përvojë dhe cilësi në këtë drejtim dhe Maqdonisë do i garantonin se di të arrijnë rezultate në procesin e reformave dhe ato reforma  të jenë efikase. Kjo është pjesa kryesore që jemi duke e pritur  dhe kjo ka rëndësi të madhe, ndërsa arrihet me ekspertë cilësorë, ndërsa duhet të reflektojnë edhe në shoqërinë civile  dhe këta reforma të jenë në favor të të gjithë qytetarëve"- deklaroi profesori universitar Tërpe Stojanvski.

Maqedonia u përfshi nga  afera e përgjimeve në vitin 2015, kur partia e atëhershme opozitare- LSDM publikonte afera të korrupsionit të ish zyrtarëve qeveritarë, ndërsa njoftonte se ka pasur përgjime masive të qytetarëve, që sipas tyre janë bërë nga Drejtoria e Sigurisë dhe Kundërzbulim.  Aktualisht e vetmja garanci se qytetarët nuk përgjohen është përzgjedhja e një stafi profesion dhe me integritet në këtë drejtori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat