Gruevski: MPB po e përgjon gjithë udhëheqësinë e VMRO-DPMNE-së

Maqedonia

Gruevski: MPB po e përgjon gjithë udhëheqësinë e VMRO-DPMNE-së

Më: 21 tetor 2017 Në ora: 23:19
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski në një deklaratë për Tv Alfa ka thënë se ata kanë informacion se qindra persona nga VMRO-DPMNE po përgjohen.

“Kemi informacion se e tërë udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së po përgjohet. E dyta, në DSK është hapur një dosje me emrin ‘Terrorizëm dhe ekstremizëm maqedonas’ kundër VMRO-DPMNE-së. Informacionet e tona janë se këtë po e bën MPB. Ku ta denoncojmë këtë, tek vet ata? Qëllimi është që jo vetëm VMRO dhe unë, qëllimi është që dashuria ndaj shtetit të jetë demode, ndërsa paradat e homoseksualëve të jenë moderne”, tha Gruevski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat