Skadon afati për dorëzimin e padive në Gjykatën administrative në Maqedoni

Maqedonia

Skadon afati për dorëzimin e padive në Gjykatën administrative në Maqedoni

Më: 22 tetor 2017 Në ora: 10:26
Foto ilustruese

Afati për dorëzim të padive nga ana e partive politike kundër vendimeve të Komisionit shtetëror zgjedhor për ankesat në lidhje me rrethin e parë të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 15 tetor skadon sot në ora 11.

Gjykata administrative pas pranimit të padive, nëse do të ketë, duhet të sjellë vendime në afat prej 48 orësh.

Deri në ora 21 mbrëmë asnjë parti nuk kishte dorëzuar padi deri te Gjykata administrative. OBRM-PDUKM ishte partia me më shumë ankesa në seancën e KSHZ-së. Përveç partisë më të madhe opozitare, nga një ankesë deri te KSHZ dorëzuan edhe Aleanca për Shqiptarët, BPRRM dhe E Majta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat