Zahariev: E gjithë qeveria është kundër meje, më ndjekin vetura të paregjistruara

Maqedonia

Zahariev: E gjithë qeveria është kundër meje, më ndjekin vetura të paregjistruara

Më: 24 tetor 2017 Në ora: 13:23
Illço Zahariev

Kryetari aktual i Shtipit dhe kandidati i VMRO-DPMNE-së për mandatin e ardhshëm, Ilço Zahariev tha se kundërshtar i tij për këto zgjedhje lokale nuk është vetëm LSDM-ja, por e gjithë Qeveria. Zahariev tha se kundër tij po keqpërdoren edhe resurset e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe se vazhdimisht, siç tha,  ndiqet nga vetura të pa regjistruara.

“E gjithë Qeveria është kundër meje, jo vetëm Bllagoj Boçvarski. Në vend se të përqendrohen në projektet qeveritare, organizojnë mitingje ku vetë thonë se vinë të më rrezojnë mua. Dhjetë vite kanë dërguar vetura të më ndjekin. Disa nga to nuk kanë tabela të regjistruara, nuk janë në sistem. Përveç kësaj dërgojnë inspektorë të ndalojnë ndërtimin e rrugëve që janë filluar në komunë. Është e dukshme se në Shtip do të zhvillohet beteja për Maqedoninë”, tha Zahariev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat