Peticion kundër Ligjit të pierjes së duhanit

Maqedonia

Peticion kundër Ligjit të pierjes së duhanit

Më: 26 tetor 2017 Në ora: 11:24
Ilustrim

Peticionin kundër ndryshimeve të reja ligjore të ligjit për mbrojtje nga pirja e duhanit që parashikohet nëpër restorante në të cilët shërbehen ushqime të mos lejohet pirja e duhanit, ndërsa pronarët e kafeneve vetë të vendosin se a mund të pihet duhan deri tani e kanë nënshkruar 9,730 persona.

Qeveria me 19 tetor në seancë duhej t’i shqyrtojë ndryshimet e propozuara dhe të dalë me qëndrim pas kësaj çështje, por vendosën të mos kenë mendim dhe ndryshimet i kthyen në Kuvend. “Qeveria në seancën e sotme vendosi se nuk ka mendim për propozim-ligjin për ndryshime të ligjit për mbrojtje nga pirja e duhanit me propozim të deputetëve nga Kuvendi të Republikës së Maqedonisë dhe i njëjti u kthye në procedurë parlamentare”, thuhej në kumtesë. 

Nga qeveria në mënyrë plotësuese theksuan se në planin e parë do ta vendosin shëndetin e qytetarëve, duke potencuar se nuk do të sjellin vendime të shpejta, pa konsultim të gjerë me qytetarët. Paralajmërojnë debat publik ku do të dëgjohen të gjitha palët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat