Megjashi: Deputetët të angazhohen për të drejtat e fëmijëve në Maqedoni

Maqedonia

Megjashi: Deputetët të angazhohen për të drejtat e fëmijëve në Maqedoni

Më: 27 tetor 2017 Në ora: 12:10
Foto ilustrim

“Të drejta për fëmijët në arsim adekuat dhe mbrojtje shëndetësore, ambient dhe ajër të pastër, si dhe të drejtën për trajtim human të adoleshentëve të cilët kanë bërë vepra penale, këto kanë qenë temat që janë diskutuar nga deputetët në tetë muajt e parë. Në të ardhmen është e nevojshme që përveç bazave, theks të vendoset edhe në të drejtat sekondare dhe tercioare, si e drejta e fëmijëve për pjesëmarrje ose liri të shprehjes”.

Këto ishin disa nga mesazhet që në konferencë për shtyp i përçuan përfaqësuesut e ambasadës së parë të fëmijëve “Megjashi” dhe koalicionit “Sega”, mesazhe të cilat janë rezultat i raportit për përfaqësim të të dretjave të fëmijëve në Kuvend.

Zoran Iliosi nga koalicioni “Sega” tha se gjatë përgatitijes së raportit janë ndjekur sjellja e vendimeve dhe kreatorëve të politikave në Kuvend.

Në përgatitjen e raportit janë marrë parasysh edhe konteksti shoqëror dhe politik në të cilin ka funksionuar Kuvendi.

Përgatitja e raportit ka qenë në kuadër të projektit “Zbatimi i konventës për mbrojtje të të drejtave të fëmijëve në Maqedoni”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat