Prokuroria themelore publike ngriti aktakuzë për personat së sulmuan Selën, akuzohen për vrasje

Maqedonia

Prokuroria themelore publike ngriti aktakuzë për personat së sulmuan Selën, akuzohen për vrasje

Më: 3 nëntor 2017 Në ora: 18:55
Ziadin Sela, sulmi ne Kuvend

Prokuroria themelore publike – Shkup bëri me dije se pas kryerjes së hetimit ka dorëzuar në Gjykatën Themelore Shkupi 1, aktakuzën kundër dhjetë personave që akuzohen për kryerjen e veprës penale “Vrasje” sipas nenit 123 paragrafi 1 në lidhje me nenin 19 dhe me nenin 22 të Kodit Penal.

Rasti në fjalë ka të bëjë me ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit 2017 në Parlamentin e Maqedonisë, kur dhe të akuzuarit, siç kumton prokuroria, së bashku me disa persona të tjerë identiteti i të cilëve ende nuk dihet, kanë tentuar të vrasin liderin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

“Një pjesë e të akuzuarve kanë përdorur mjete të forta të cilat i kanë hedhur në drejtim të Selës duke i shkaktuar kështu lëndime serioze të rrezikshme për jetën e tij. Të tjerët, duke përdorur grushte dhe shqelma e kanë kryer veprën penale për të cilën ngarkohen” thuhet në kumtesën e Prokurorisë.
Prokurori Publik kompetent i Prokurorisë Themelore Publike Shkup së bashku me aktakuzën gjithashtu parashtroi një propozim për vazhdimin e masës së paraburgimit për nëntë të pandehurve ndërsa për njëri prej tyre propozim për vazhdimin e masës së paraburgimit në shtëpi.

“Prokuroria vlerëson se ekzistojnë baza ligjore për vazhdimin e masës së kërkuar të sigurisë, pasi ka arsye për të besuar në për ikjen e mundshme të të pandehurve, për ndikim mbi dëshmitarët, si dhe për kryerjen e veprës penale me të cilën akuzohen” thuhet në kumtesën e Prokurorisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat