OBRM-PDUKM: Filloi revanshizmi partiak i LSDM-së

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Filloi revanshizmi partiak i LSDM-së

Më: 4 nëntor 2017 Në ora: 12:34
OBRM-PDUKM

Në vend se të bëj jetë të re LSDM po gënjen, mbi 60 njerez nga Karposhi dhe Dellçeva kanë mbetur pa punë, dhe ato janë 60 familje që mbesin pa ekzistencë, LSDM ka nisur të llogarisë secilin që nuk është LSDM, gjithë instancat e kontrolluara nga LSDM kanë nisur me revanshizëm partiak dhe largim nga puna, thonë nga OBRM-PDUKM.

“Efektet e dëmshme të paralajmëruara për jetë të re nga LSDM po shihen në vepra, nga komuna e Dellçevës janë larguar 12 persona, këto 12 njerëz vuajnë se nuk janë anëtarë të LSDM edhe pse janë të kualifikuar dhe profesionistë të vërtetë që janë kujdesur për fëmijët në çerdhe deri më sot, vetëm me një nënshkrim nga pushteti lokal i LSDM pa arsye janë larguar, me këtë është bërë një dëm i madh në punën profesionale sepse fëmijët e vegjël duhet të mësohen me rreth tjetër të njerëzve, ato nuk ishin anëtarë të OBRM-së ose njerëz partiak”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.

Nga partia akuzojnë për revanshizëm dhe largim nga puna të gjithë njerëzve që nuk janë LSDM.

“Revanshizëm dhe largim nga puna të njerëzve që nuk janë LSDM partia ka nisur edhe në Karposh, Stefan Bogoev pa asnjë bazë ka larguar nga puna 50 njerëz, LSDM me këtë po praktikojnë idenë e Zaevit se do të hajë njerëz të gjallë kur do të vijë në pushtet dhe se do të largojë nga puna të gjithë. Këtë qytetarët po e shohin dhe shumica e kanë ditur se do e mbajën në shpinë, bëhet fjalë për një strukturë të gjerë”, thuhet mes tjerave në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat