Konfederata e Sindakatave kundër “Buxhetit 2018”

Maqedonia

Konfederata e Sindakatave kundër “Buxhetit 2018”

Më: 7 nëntor 2017 Në ora: 17:09
Konfederata e Sindikatave të Lira

Konfederata e Sindikatave të Lira është kundër buxhetit për vitin 2018 dhe kundër rritjes së pagave vetëm në sektorë të caktuar.

Konfederata kërkon që të harmonizohen të gjitha pagat në sektorin publik me Ligjin për pagë minimale, që automatikisht do të thotë rritje. Nga Ministria e Punës u përgjigjën se mbahen takime dhe se nga Konfederata e Sindikatave të Lira në vend të bojkotit, mund të vijnë dhe të japin sugjerime.

Sindikata e policisë e cila tanimë një dekadë ka heshtur për të gjitha problemet në këtë sektor, kërkuan paga më të larta për punonjësit e Ministrisë së Brendshme. Ata thonë se këtë vit është dashur që dy herë nga pesë për qind të ketë harmonizim të pagave të tyre.
Domosdoshmërish të parashikohen në buxhetin për vitin 2018 edhe këto fonde nga 10 për qind për t’u paguar- tha Aco Antovski, kryetar i Sindikatës së Policisë.

 Këto sindikalistë thanë se ende nuk e dinë se çfarë do të bëjnë nëse nuk u plotësohen kërkesat. Ata thonë se para se gjithash janë për dialog, por nëse ka nevojë do të ketë edhe protesta. Por, nga Ministria e Financave thonë se nuk ka tërheqje nga rritja e pjesshme e pagave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat