Grubi-Petkov: Mbështetja bullgare për mënjanimin e rekomandimit të kushtëzuar të BE-së

Maqedonia

Grubi-Petkov: Mbështetja bullgare për mënjanimin e rekomandimit të kushtëzuar të BE-së

Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 14:36
Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Artan Grubi

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Artan Grubi, sot pati takim me ambasadorin e Republikës së Bullgarisë në vend, Ivan Velikov Petkov.

Grubi, siç njoftoi Komisioni për Çështje Evropiane pranë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në takim theksoi bindjen se mbështetja e Bullgarisë për anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe NATO është e fuqishme dhe në këtë kuptim, para se gjithash, me ndihmën e Sofjes do të mënjanohet rekomandimi i kushtëzuar për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat