Vrasja e Dilaver Bojkut në Strugë, ja në çfarë faze është hetimi

Maqedonia

Vrasja e Dilaver Bojkut në Strugë, ja në çfarë faze është hetimi

Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 18:39
Dilaver Bojku

Policia e Maqedonisë është akoma duke punuar për vrasjen e Dilaver Bojkut në Strugë.

Ministri i Punëve të Brendshme të shtetit maqedonas Oliver Spasovski në një takim që kishte me gazetarët, tha se hetimet janë duke vazhduar me qëllim që të kapet vrasësi i Bojkut. Ai tha se policia ka disa informacione në lidhje me këtë rast, por se nuk disponon prova të qarta për përfshirjen e ndokujt në vrasje.

Spasovski tha se hetimet kanë hasur në vështirësi, më së shumti prej faktit se në vendin ku ka ndodhur vrasja në qytetin e Strugës nuk kishte kamera të sigurisë dhe punohet në bazë të informacioneve të dëshmitarëve okularë ose jo.

Dilaver Bojku u vra më datë 14 gusht në lokalin “Aqua Bar” që ishte nën pronësinë e tij. Ai u qëllua me armë në sytë e djalit të tij. Ka dyshime se Bojku është vrarë për shkak të hasmërisë. Kjo sepse ai ka qenë i dënuar për shfrytëzim prostitucioni dhe dyshohet se edhe pasurinë e ka vendosur si rrjedhojë e faktit se është marrë me këtë veprimtari të paligjshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat