Vendimi gjyqësorë për Grujevskin është politik, thonë nga VMRO

Maqedonia

Vendimi gjyqësorë për Grujevskin është politik, thonë nga VMRO

Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 19:25
Goran Grujevski

Vendimi gjyqësorë për rastin Fortesa 2 do të thotë luajtje të shtetit të së drejtës dhe nuk ka asnjë bazë ligjore por është vendim i rekomanduar politik që do të thotë se progoni politik në Maqedoni vazhdon, theksojnë nga VMRO pas vendimit të sotëm të gjykatës penale për shpalljen fajtorë ish shefin e drejtorisë së V në DSK, Goran Grujevski dhe gjashtë shërbyes tjerë.

"Kjo është një lëndë absurde në të cilën akuzohen për falsifikim dhe vendoset në shpinë të atyre të cilët paskan shkatëruar pasaporta, absurditeti është shumë më i madh, këtu kriminalitet nuk ekziston në ligjin penal aktual, PSP e ka ngatëruar veprën penale dhe servilizmin me rekomandime politike", thuhet në kumtesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat