Kasami-Gerberich: Besa do të mbështes proceset pozitive në Maqedoni

Maqedonia

Kasami-Gerberich: Besa do të mbështes proceset pozitive në Maqedoni

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 14:50
Bilall Kasami ka takuar ambasadorin e Gjermanisë në Maqedoni, Thomas Gerberich

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka takuar ambasadorin e Gjermanisë në Maqedoni, Thomas Gerberich me të cilin kanë diskutuar për ngjarjet politike në vend dhe për ardhmërinë e Maqedonisë.

”Në këtë takim kryesisht është biseduar për situatën akutale politike në të cilën ndodhet Maqedonia, me këtë rast përfaqësuesit e njoftuan Ambasadorin për parregullësitë e vërejtura në zgjedhjet lokale, ku edhe një herë u deformua vullneti politik shqiptar, me çka krijohet një imazh i keq për Maqedoninë.

Kasami theksoi se Lëvizja BESA do vazhdojë të jetë konstruktive dhe në mbeshtetje të proceseve pozitive që do të ndodhin në vend” thuhet në deklaratën e Lëvizjes Besa. Të dyja palët janë dakordësuar që takime të këtilla miqësore të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat