Dimitrov-Korçok: Sllovakia mbështetëse e rëndësishme për hyrjen e Maqedonisë në BE

Maqedonia

Dimitrov-Korçok: Sllovakia mbështetëse e rëndësishme për hyrjen e Maqedonisë në BE

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 21:48
Ivan Korçok

Maqedonia dhe Sllovakia kanë shumë gjëra të përbashkëta. Nga njëra anë e ardhmja e përbashkët evropiane, ndërsa nga ana tjetër është interesi i përbashkët për sukses, deklaroi shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, pas takimit me sekretarin shtetëror sllovak dhe ushtruesin e detyrës ministër i Punëve të Jashtme dhe çështje evropiane”, Ivan Korçok.

Dimitrov theksoi se siç është e rëndësishme e ardhmja evropiane në Bashkimin Evropian, ashtu është i rëndësishëm edhe zhvillimi i përbashkët i marrëdhënieve bilaterale.

“Qëllim kryesor i Sllovakisë dhe Maqedonisë është që tërë rajoni i Ballkanit Perëndimor të hyjë në BE. Shohim ndryshime mjaft pozitive këtu në vend në të gjitha sferat, që është me rëndësi të madhe për perspektivën evropiane të Maqedonisë”, tha Korçak.

Ai shtoi se gjatë vizitës në vend do t’i shqyrtojë edhe mundësitë afariste që i ofron, përkatësisht mundësinë për investime sllovake.

“Sllovakia do ta ndajë përvojën me Maqedoninë në procesin e inkuadrimit në BE. me interes jetësor është Maqedonia dhe rajoni të afrohen më afër nesh, përkatësisht NATO-s dhe BE-së”, tha ai.

Sipas tij, Maqedonia duhet të punojë në reformat në mënyrë që të ketë rezultate të dukshme, pas çka do të pasojë përgjigje reciproke nga ana e Unionit, me çka do t’i ndihmojë edhe Sllovakisë në mbështetje të perspektivës evropiane të Maqedonisë.

Korçok gjatë vizitës në Maqedoni merr pjesë në Konferencën e parë të konventës nacionale për BE në Maqedoni, në kuadër të së cilës ekspertë sllovakë do t’i bartin përvojat e veta tek partnerët në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat