Rasti Kumanovës, avokati Raufi tregon çfarë i premtoi Zaevi

Maqedonia

Rasti Kumanovës, avokati Raufi tregon çfarë i premtoi Zaevi

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 22:19
Raufi

Sa i përket dëmshpërblimit të 4 personave tashmë të liruar, Raufi tha se do të kërkohet ky dëmshpërblim edhe pse ata janë jashtëzakonisht të ulëta. Ndërkohë, sa i takon hetimit ndërkombëtar për rastin, ai pret realizimin e saj edhe në praktikë.Gjashtë ditë pasi Gjykata Penale dha vendimin përfundimtar për rastin e “Grupit të Kumanovës”, ndërsa u liruan 4 të burgosurit e pafajshëm, avokati mbrojtës Naser Raufi thotë se edhe ata persona që janë dënuar si ndihmës, “sot duhej të ishin në liri pasi dënimet janë të mëdha dhe të pabaza”.Besnik Ajdini, Fazli Osmani, Besnik Bajrami dhe Ibrahim Murtezani, së fundmi u liruan nga burgu i Shutkës, ndërsa ndaj të tjerëve iu shqiptua dënim drakonik prej 746 vitesh, 7 mes të cilëve burg i përjetshëm.

“Duhej që krejt të akuzuarit, si ndihmës apo logjistikë në rastin të lirohen, jo vetëm 4 personat. Ajo që është punuar me ligj është lirimi i këtyre 4 personave, kurse krejt këto dënime që i dhanë kanë qenë ekstrem të mëdha dhe të pabaza”, thotë për MEDIAL.mk, Raufi.Sa i përket dëmshpërblimit Raufi tha se do të kërkohet ky dëmshpërblim nga ana e të liruarve tashmë, por që ende nuk është arritur stadi për paditje apo për kërkesë, pasi kërkesa së pari shkon te Ministria e Drejtësisë, pastaj në instancat tjera gjyqësore.Ai thotë që në Maqedoni këto lloj dëmshpërblime janë jashtëzakonisht të ulëta, me pagesa minimale, por që shpreson se me reformat e gjykatës në të ardhmen do të ketë dëmshpërblime ekuivalente.Për hetimin ndërkombëtar që kohëve të fundit po qarkullon në opinion si një shpresë për të shpëtuar nga dënimet e larta të akuzuarit, avokati Raufi, thotë se ka marrë një premtim gjatë kohë nga Ministri i Drejtësisë dhe Qeveria dhe se është i bindur që kjo do të realizohet edhe në praktikë.“Ky premtim është gjatë kohë, prej Ministrit të Drejtësisë, prej Komisionit për reforma pranë Qeverisë. Mendoj që do të realizohet kjo praktikisht. Për neve si palë mbrojtëse është e mjaftueshme që të ketë hetim, kemi vetëm këshilltarë nga jashtë apo ekspertë, që do ta shpallin të vërtetën për këtë rast. Mendoj se orientimi i ndërkombëtarëve duhet të jetë tek ekspertiza, që ky rast të marrë kësi kahe. Nuk mund të flitet assesi për vepër ‘terroriste’ apo ‘organizatë terroriste’, unë jam i bindur që janë luftëtarë për liri për të drejtat e njeriut dhe mendoj se dinamika kohore do ta vërtetojë këtë”, ka thënë tutje Raufi.Ai gjithashtu thekson se nga një takim që ka pasur me kryeministrin Zaev, ky i fundit i ka premtuar zbardhjen e plotë të këtij rasti, pasi që vet ai posedon prova se është skenar i shërbimeve sekrete ku për një periudhë shumë të shkurtër këto prova dhe do të prezantohen.“Mendoj se situata me ndryshimet në gjyqësor dhe te vetë prokuroria, ndoshta janë arsyet që deri tani nuk ka prezantuar prova. Mendoj që me zgjedhjen e prokurorit publik të Maqedonisë do të fillojë edhe procedura e zbatimit të këtij rasti”, nënvizon Raufi.Ndryshe, Gjykata penale e Shkupit, më 29 tetor, shqiptoi dënime me burg të përjetshëm për 7 persona të “grupit të Kumanovës”, 13 prej tyre janë dënuar me nga 40 vjet heqje lirie, 6 persona morën dënim me 20 vjet, kurse të tjerët u dënuan me burg nga 12 deri në 18 vjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat