LSDM-ja në Vevçan e bën drejtore aktivisten e VMRO-së!

Maqedonia

LSDM-ja në Vevçan e bën drejtore aktivisten e VMRO-së!

Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 20:30
LSDM-ja në Vevçan e bën drejtore aktivisten e VMRO-së!

Kryetari i Vevçanit Sasho Jankovski, që vjen nga radhët e LSDM-së, për ushtrues detyre të Ndërmarrjes komunale publike (NPK) “Eremija” ka emëruar aktivisten e VMRO-DPMNE-së Jasmina Bebekovska.

Deri tani nuk mbahet mend që një parti fituese në zgjedhjet lokale të emërojë drejtor të ndonjë Ndërmarrje publike, pjesëtar të ndonjë partie tjetër politike, transmeton Medial.mk.

Kryekomunari i Veçvanit ka sqarim interesant për këtë vendim të tij:

“Bebekovskën e kam emëruar për u.d të ‘Eremija’ për një arsye të thjeshtë. Në këtë Ndërmarrje vetëm ajo ka plotësuar kushtet për ushtrues detyre të funksionit drejtor. Vetëm Bebekovska ka arsim të lartë. Ajo është ekonomiste e diplomuar, ndërsa fakultetin e ka kryer në Prilep. Nuk është e vërtetë se ajo në këto zgjedhje lokale ka qenë në listën e këshilltarëve nga radhët e VMRO-DPMNE-së”, ka thënë Jankovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat