KSHZ: Votimi në Çair filloi në kohë dhe po vazhdon pa pengesa

Maqedonia

KSHZ: Votimi në Çair filloi në kohë dhe po vazhdon pa pengesa

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 08:54
Ilustrim

(E plotësuar) - Rivotimi në vendvotimin 2901 në komunën e Çairit në Maqedoni, ku po përsëritet votimi nga raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, filloi në kohë dhe zhvillohet pa pengesa, informojnë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Në këtë vendvotimin gjithsej janë  të regjistruar 719 zgjedhës. Dje, një ditë para përsëritjes së votimit të raundit të dytë të Zgjedhjeve Lokale në vendvotimin 2901 në Komunën e Çairit, votuan të sëmurët dhe personat e pamundur.

Nga Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Çair deklaruan se vetëm tre persona të sëmurë janë paraqitur për të votuar.

Gjykata Administrative pas ankesës së BESË-s, mori vendim për përsëritjen e votimit në këtë vendvotim.

Dallimi në Çair mes Visar Ganiut të BDI-së dhe Zekerija Ibrahimit nga BESA, në raundin e dytë, ishin 209 vota, ndërsa në vendvotimin 2091 dallimi është 66 vota.

Ky është rivotimi i vetëm i zgjedhjeve lokale në Maqedoni të cilat u mbajtën në dy raunde më 15 dhe 29 tetor.

***

Sot do të rivotohet në vendvotimin 2901 në Komunën e Çairit në Maqedoni. KSHZ votoi unanimisht pro rivotimit në Çair, duke u bazuar edhe në vendimin e Gjykatës Administrative e cila konstatoi shkelje në vendvotimin 2901 në Çair.

Shkelja ishte raportuar nga Lëvizja Besa, e cila përmes vëzhguesve kishte denoncuar se në kutinë e votimit ndodhej një fletëvotim më tepër nga numri i personave që kishin nënshkruar në listës zgjedhore. Vendvotimi 2901 në Çair ka gjithsej 719 votues.

Në rrethin e dytë të zgjedhjeve, në këtë vendvotim kanë votuar 278 persona. Për kandidatin e Lëvizjes Besa, Zeqirija Ibrahimi kanë votuar 164 persona ndërkohë që për kandidatin e BDI-së, Visar Ganiu 98 persona.

Duke marrë parasysh numrin e lartë të votuesve në këtë vendvotim, mund të rrezikohet fitorja e Visar Ganiut për kryetar të Komunës së Çairit. Ndikimin në rezultatin paraprak e mori për bazë edhe vetë KSHZ-ja në mbledhjen kur edhe u vendos të shkohet në rivotim.

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale 2017, Vendvotimi 29-01

Visar Ganiu 98 vota

Zeqirija Ibrahimi 164 vota

Në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, në komunën e Çairit, fitues i zgjedhjeve ishte Visar Ganiu nga BDI-ja i cili arriti të grumbullojë gjithsej 13.916 vota kundrejt Zeqirija Ibrahimit nga Lëvizja Besa, i cili afiti të grumbulloj 13.707 vota.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat