Me vepra artistike protestohet për ndërtimet në hapësirën e Lumit Radika

Maqedonia

Me vepra artistike protestohet për ndërtimet në hapësirën e Lumit Radika

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 15:34
Protesta

Një grup i aktivistëve artistë “Ta mbrojmë Lumin Radika” kanë punuar një simbol gjigand që i ngjan peshkut në shenjë proteste kundër planeve për ndërtime.

Vetë simboli cili paraqet art në vete dhe i vendosur në afërsi të urës në Liqeni Dibër i cili për shkak të nivelit të ulët të ujit sinjalizon Radikën dhe shtratin e thatë të liqenit. Edhe pse në këtë periudhë Liqeni i Dibrës shpesh herë ka pasur nivel të ulët të ujit, është konstatuar edhe se në Lumin Radika nuk ka mjaftueshëm ujë që të ndërtohet pendë nga ku uji do të derdhej në dy drejtime. Ata frikësohen se nëse ndërtohet pendë e re dhe realizohen planet e Qeverisë së Maqedonisë dhe ELEM-it ujërat e Radikës të cilat në mënyrë natyrore rrjedhin në drejtim të Dibrës dhe Lumit Drin, në mënyrë artificiale do të drejtohen kah Vardari, kurse Lumi Radika me kalimin kohës do të ketë nivel më të ulët të ujit dhe në fund do të ngelet vetëm një kolektor i ujërave të zeza dhe fekaleve”, shkruan historiani dhe artisti, Nikolla Pisarov. 

Simboli i vizatuar stilizon peshkun dhe përcjellë porosinë “Shpëtojeni Radikën” është i gjatë 12 metra, i gjerë 2,5 metra kurse në të janë shfrytëzuar 2 metra kub gurë. Ndërkaq autori i skicës së vizatuar në hapësirën e Lumit Radika, Adem Sulejmani tha se artistët duhet të kyçen sa më shumë në lëvizjet sociale me qëllim që me ide kreative të ndikojnë në ndryshimin e planeve dhe politikave të gabuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat