Strategjia e BDI-së. Për 1 muaj i fitoi 3 fytyrat kryesore të Lëvizjes Besa në Çair

Maqedonia

Strategjia e BDI-së. Për 1 muaj i fitoi 3 fytyrat kryesore të Lëvizjes Besa në Çair

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 11:48
Figurat e BESA

Pas vendimit për përsëritjen e zgjedhjeve në vendvotimin numër 2901 në Çair, tek anëtarsia e Lëvizjes Besa u ngjall shpresa se me një angazhim pak më të madh mund të arihet fitorja e kandidatit të tyre për të udhëhequr me Çairin në 4 vitet e ardhëshme.

Dhe baza e kësaj shprese ishte se në atë vendvotim voton dy eskpononentët më të lartë të Lëvizjes Besa, Skënder Rexhepi dhe Bekim Sali. Të gjithë shpresonin në forcën mobilizuese që kishin këta dy persona në të kaluarën. Sekretari organizativ i Lëvzijes Besa, Skënder Rexhepi kishte edhe disa postime mobilizuese në profilin e tij në facebook.

Por rezultatet nga votimi i djeshëm ishin dëshpëruese për çdo aktivist dhe anëtar të Lëvizjes Besa. Kandidati i Lëvizjes Besa, Zeqirija Ibrahimi arriti të fitoj vetëm 98 vota derisa para dy javësh fitoi 164 vota. Kurse kandidati i BDI-së Visar Ganiu dje fitoi 169 vota derisa para dy javësh fitoi vetëm 98 vota. Që do të thotë kishim një përmbysje të rezultatit.
Rezultatet e djeshme tregojn se ka pasur një mobilizim maksimal nga ana e BDI-së për të fituar edhe në vendvotimin ku voton Skënder Rexhepi dhe Bekim Sali, sepse fitorja e djeshme njëherazi paraqet edhe fitore ndaj këtyre dy eksponentëve kryesor të Lëvizjes Besa në Çair.

Kurse ky mobilizim nuk ishte tek Lëvizja Besa dhe kjo humbje në këtë vendvotim padyshim se do ketë shumë ndikim në Lëvizjen Besa në Çair por edhe ne vendbanimet tjera, sepse në koluare të ndryshme pas humbjes së Bilall Kasamit në garën pë Tetovën-Skender Rexhepi shihej si kryetar i ardhshëm i Lëvizjes Besa.

Por me humbjen në vendvotimin 2901 si dhe në Komunën e Çairit, 3 figurat politike të Lëvizjes Besa thuajse janë të djegura. Dhe ata janë: Zeqirija Ibrahimi, Skënder Rexhepi dhe Bekim Sali dhe çdo kombinatorik që i sheh ndonjërin prej tyre në krye të Lëvizjes Besa do të llogaritet jo e suksesshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat