Dimitrov: BE-ja ka përgjegjësi që ta konfirmojë të ardhmen evropiane të Maqedonisë

Maqedonia

Dimitrov: BE-ja ka përgjegjësi që ta konfirmojë të ardhmen evropiane të Maqedonisë

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 12:40
Nikolla Dimitrov

Kemi arritur që të kthehemi në shtegun tonë evropian, ndërsa BE-ja ka arritur që ta rikthejë vëmendjen politike në Ballkan. BE-ja ka përgjegjësi që ta konfirmojë të ardhmen tonë evropiane, ndërsa ne jemi përgjegjës për fatin e kësaj rruge”, porositi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, në mëngjesin e punës me ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të BE-së në Bruksel.

Ekzistimi i frazës magjike – vullneti politik, orientimi reformues dhe mbështetja nga miqtë tanë evropian, potencoi ministri Dimitrov, janë kyçe për vulosjen e të ardhmes evropiane të Maqedonisë.

“Ne kemi shans të dytë që të arrijmë sukses, ndërsa miqtë tanë nga Brukseli kanë shans që t’i bindin skeptikët në suksesin e procesit inkuadrues”, tha Dimitrov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mëngjesi i punës në formatin joformal – “Miqtë e Maqedonisë” është në organizim të ministrave të Punëve të Jashtme të Bullgarisë dhe të Suedisë, ndërsa krahas Dimitrovit në takim mori pjesë edhe zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.

Dimitrov dhe Osmani u shprehën falënderim organizatorëve për organizimin e mbledhjes, me të cilën, siç janë prononcuar, mundësohet informim i drejtpërdrejt i vendeve-anëtare për zhvillimin e brendshëm të ngjarjeve në Maqedoni, pesë muaj pas formimit të Qeverisë.

Në mëngjesin e punës morën pjesë komisari Hahn dhe të gjitha vendet anëtare, nga të cilat 13 në nivel të ministrave të punëve të jashtme.

Në suaza të vizitës në Bruksel, sot ministri Dimitrov do të ketë edhe takime dypalëshe me ministrat e jashtëm të Britanisë së Madhe, Greqisë dhe të Portugalisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat