Hahn viziton Maqedoninë javën që vjen

Maqedonia

Hahn viziton Maqedoninë javën që vjen

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 21:27
Eurokomesari për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore Johanes Han

Eurokomesari për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore Johanes Han pas takimit më zëvendës kryeministrin për çështje evropian, Bujar Osmani dhe shefin e diplomacisë maqedonase Nikolla Dimitrov, njoftoi se javën e ardhshme do të vjen në Maqedoni.

“Një takim i shkëlqyer me zëvendës kryeministrin Bujar Osmani dhe ministrin e punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov. Jam i bindur që qeveria do të shfrytëzojë dinamikën pozitive dhe që do të shohim rezultate të ardhshme të reformave deri në fund të vitit. Kjo kërkon bashkëpunim konstruktiv i të gjitha forcave politike, përfshirë edhe opozitën. Me padurim pres vizitën time në Shkup gjatë javës së ardhshme, me takime politike dhe me shoqërinë qytetarë” shkruan Han në Twitter.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat