Mogherini: Ballkani është Evropë dhe BE është faktor i vetëm kryesor në rajon

Maqedonia

Mogherini: Ballkani është Evropë dhe BE është faktor i vetëm kryesor në rajon

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 21:46
Federica Mogherini

“Bashkimi Evropian nuk është i shqetësuar në lidhje me ndikimet që shtetet tjera mund të kenë në Ballkanin Perëndimor, pasi BE-ja është faktori kryesor në Ballkan”. Kështu të paktën po thotë përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini.

“Gjatë një vizite në Ballkanin Perëndimor këtë vit, e kutpova se kur BE-ja është e pranishme atje me forcën e saj, nuk ka asnjë shtet tjetër me ndikim të tillë”, tha Mogherini.

Kur e pyetën nëse BE është e shqetësuar për ndikimin e faktorëve të jashtëm ajo tha se “Ballkani është Evropa”.

“Ne jemi një familje gjeografikisht dhe historikisht kemi qenë së bashku. Nuk ka asnjë ndikim më i fortë se i BE-së”, deklaroi përfaqësuesja e lartë e BE-së.

Sipas saj, Bashkimi Evropian po punon mjaft shumë që bashkëpunimi ndërmjet vendeve të Ballkanit të jetë në rritje.

Mogherini bëri të ditur se është formuar një grup punues për komunikim strategjik me Ballkanin Perëndimor, dhe se ky grup ka filluar punën tash disa muaj, por që është herët për të dhënë gjykime.

“Nuk ka javë që nuk e takoj kryeministrin apo ministrin e ndonjë vendi të Ballkanit Perëndimor”, përfundoi Federica Mogherini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat