Deputetët nesër votojnë për leximin e parë të ligjit për përdorimin e gjuhëve

Maqedonia

Deputetët nesër votojnë për leximin e parë të ligjit për përdorimin e gjuhëve

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 16:35
Kuvendi i Maqedonisë

Ka përfunduar diskutimi për ligjin për përdorimin e gjuhëve në lexim të parë. Nesër deputetët do të votojnë për nevojën për sjelljen e këtij ligji.

Ligji më pas shkon në Komisionin për Çështje Evropiane ku do të sillen amendamente. Pasi ligji ka flamur evropian, sipas Rregullores diskutimi në Komision zgjat tre ditë, ndërsa më pas shkon në seancë plenare.

Ilija Dimovski, koordinator i grupit të parë të deputetëve të OBRM-PDUKM-së deklaroi se partia e tij në këtë fazë do të votojë kundër, se do të dorëzojnë shumë amendamente dhe se do të tentojnë që siç tha, të largojnë ligjet anti-kushtetuese.

Ligji sillet me shumicë të thjeshtë, duhet të ketë kuorum prej 61 deputetëve, ndërsa prej tyre duhet të votojnë 41, plus Badenteri, gjegjësisht të votojnë edhe shumica e përfaqësuesve të pakicave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat