Joveski: Rastet e dyshimta do të hetohen në mënyrë joselektive

Maqedonia

Joveski: Rastet e dyshimta do të hetohen në mënyrë joselektive

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 19:01
Kandidati për kryeprokuror, Ljubomir Joveski

Kandidati për kryeprokuror, Ljubomir Joveski, në një deklaratë për “Zërin e Amerikës”, vlerëson se njëra nga detyrat më të lehta do ta ketë ndarjen e Prokurorisë nga aparati i pushtetit pasi që, siç thotë ai, vetë asnjëherë nuk u është nënshtruar trysnive dhe nëpërmjet përvojës do t’i inkurajojë prokurorët të punojnë në mënyrë të ndershme edhe para ligjit, njëkohësisht duke u garantuar sigurinë e tyre.

Joveski paralajmëroi edhe zbardhjen të sulmit në Kuvend më 27 prill, por edhe rishikim të veprimit të deritanishëm. Ai siguroi qytetarët se të gjitha rastet e dyshimta do të hetohen në mënyrë joselektive.

“Nëse zgjedhem për prokuror shtetëror, për këto raste do të kërkojmë rishikim për veprimtari të deritanishme. Të jeni të sigurt se edhe ato raste do të hetohen në mënyrë jo-selektive. Këtë sigurisht do të jetë njëra ndër punët e para që do t’i bëj, pasi ta marrë funksionin, nëse zgjedhem, që të konstatohet e vërteta për 27 prillin dhe të gjenden autorët”, thotë Joveski.

Kandidati për prokuror potencoi se nuk do të tolerojë jo-përditësim, por edhe do të fokusohet në lëndët në të cilat nuk është vepruar në kohë për shkak të ndikimeve të jashtme ose qendrave të fuqive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat