Maqedoni, ndryshimet klimaterike, ekspertët kërkojnë masa urgjente

Maqedonia

Maqedoni, ndryshimet klimaterike, ekspertët kërkojnë masa urgjente

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 17:38
Ilustrim

Maqedonia nga viti në vit në disa pjesë të caktuara do të jetë më e thatë, ndërsa në disa rajone do të ketë kërcënim serioz nga përmbytjet. Këtë e tregojnë analizat e FAO- Organizata ndërkombëtare e ushqimit.

Sipas tyre, Maqedonia radhitet në vendin e 8-të në botë sipas rrezikut nga përmbytjet dhe thatësira. Më të prekura nga thatësia do të jenë pjesa e luginës së Vardarit dhe Ovçe Polja ndërsa rajoni i Pellagonisë dhe Strumicës, rrezikohen nga përmbytjet e shpeshtë. Ekspertët e huaj i bëjnë thirrje Qeverisë që të bëj qasje strategjike ndaj këtij problemi.

"Ndryshimet klimatike kërkojnë qasje komplekse, analiza në të gjitha sferat, më pas do të përkufizohen masat konkrete optimale për adaptim, siç janë sistemet për ujitje, specie të reja të qëndrueshme të materialit për farë, tha Rubens Sase"- koordinator 

Edhe sipas studimit të Bankës Botërore, vendi në 50 vitet e ardhshme do të bëhet gjithnjë e më i thatë ndërsa një pjesë e specieve ekzistuese nuk do të mbijetojnë.

Prandaj, rekomanduan që bujqit të kërkojnë materiale të qëndrueshme për farë si dhe investim në sisteme për ujitje. Me ndihmën e ekspertëve nga FAO, vitin e ardhshëm do të përpilohen analiza dhe zgjidhje të mundshme për zvogëlimin e pasojave nga ndryshimet klimatike. Dëme më të mëdha pësojnë bujqit e vegjël meqë përballen me rendiment të ulët dhe cilësi të dobët.

"Ndryshimet klimatike paraqesin kërcënim të madh për bujqësinë pasi ky sektor është më i rrezikuar në vend ndërsa efektet negative nga ndryshimet klimatike janë dukuria e kushteve ekstreme që karakterizohen me ndryshime të menjëhershme të temperaturave me çka e dobësojnë luftën për zvogëlimin e varfërisë, si dhe sigurimin e ushqimit të mjaftueshëm për të gjithë", tha Vlaste Dinkoviq- zv- ministër i bujqësisë.
Për ndryshime të menjëhershme të temperaturave paralajmërojnë edhe nga Drejtoria për pune hidrometeorologjike.

"Deri të premten do të kemi mot të vrenjtur me reshje shiu, vende- vende reshjet do të jenë më të dendura. Pritet që prej nesër deri të premten reshjet të arrijnë 40 litra ujë të grumbulluar, shira më të dendur do të ketë në pjesët juglindore, qendrore dhe veriperëndimore të vendit. Me intensitet më të dobët do të jenë reshjet të shtunën", u shpreh Lena Rizova- sinoptike.

Për shkak të erës, tashmë nga e diela do të ketë rënie të temperaturave. Nëpër male dhe në vendet më të larta do të ketë dukur të reshjes së borës. Pikërisht për shkak të ndryshimeve klimatike, vitin e kaluar rajoni i Shkupit dhe Tetovës u goditën nga përmbytje dhe në të të dy rajonet kishte edhe viktima.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat