Nimic do të caktojë datë të re të bisedimeve rreth emrit

Maqedonia

Nimic do të caktojë datë të re të bisedimeve rreth emrit

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 17:39
Methju Nimic

Pritet që ndërmjetësi në kontestin me emrin Methju Nimic ta caktojë datën e takimit mes përfaqësuesve të Maqedonisë dhe të Greqisë në Nju-Jork, deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev në lidhje me raundin e anuluar të bisedimeve që ishte paralajmëruar për fillim të javës së ardhshme.

“Unë ndava një informacion gjatë vizitës në vendet e huaja. Jemi transparent, e thash atë që e kisha. Mbledhjen e cakton Methju Nimic. Që në mbrëmjen e ditës së njëjtë më arriti një informacion se është anuluar, me siguri nga dikush nga përfaqësuesit që marrin pjesë në ekip. Takimi është menduar me qëllim që ndërmjetësi Nimic, i cili është organizator i saj, të shihet me ekipet negociuese, nuk është në nivelin politik të ministrave, kryeministrave, kryetarëve të shteteve dhe ngjashëm. Për këtë do të presim që ai t’i konfirmojë datat përfundimtare”, tha Zaev në pyetjen e gazetarëve pas dorëzimit të donacionit qeveritar për Klinikën për gjinekologji.

Takimi i përfaqësuesve të Greqisë dhe të Maqedonisë me ndërmjetësin Methju Nimic që është dashur të mbahet më 20 apo 21 nëntor është anuluar dhe me siguri do të mbahet gjatë dhjetorit, konfirmuan burime diplomatike të përfshirë në procesin e bisedimeve. Shkaqet për anulimin e takimit tash nuk theksohen. Në takimin, që është caktuar pas një pushimi të gjatë, sipas mediave greke, Nimic është dashur të dalë me propozim konkret për zgjidhjen e kontestit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat