Nga Nimetz pritet të konfirmojë datë përfundimtare për takim me negociuesit e Maqedonisë dhe Greqisë

Maqedonia

Nga Nimetz pritet të konfirmojë datë përfundimtare për takim me negociuesit e Maqedonisë dhe Greqisë

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 19:57
Matthew Nimetz

Pritet që ndërmjetësi në kontestin me emrin, Matthew Nimetz ta caktojë datën e takimit mes përfaqësuesve të Maqedonisë dhe të Greqisë në New York, deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev në lidhje me raundin e anuluar të bisedimeve që ishte paralajmëruar për fillim të javës së ardhshme.

“Unë ndava një informacion gjatë vizitës në vendet e huaja. Jemi transparent, e thash atë që e kisha. Mbledhjen e cakton Matthew Nimetz. Që në mbrëmjen e ditës së njëjtë më arriti një informacion se është anuluar, me siguri nga dikush prej përfaqësuesve që marrin pjesë në ekip. Takimi është menduar me qëllim që ndërmjetësi Nimetz, i cili është organizator i saj, të shihet me ekipet negociuese, nuk është në nivelin politik të ministrave, kryeministrave, kryetarëve të shteteve dhe ngjashëm. Për këtë do të presim që ai t’i konfirmojë datat përfundimtare”, tha Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat